Bota

Lavrov: Qëllimi i Perëndimit është të shtypë ekonomikisht Rusinë

Perëndimi, mbështet Ukrainën për t'i dhënë fund "çështjes ruse" pasi sipas tij von der Leyen tha se rezultati i luftës duhet të jetë disfata e Rusisë dhe një disfatë e tillë që nuk do të rimëkëmbet për dekada.

2 Shkurt 2023, 16:51 Nga a.l
Lavrov: Qëllimi i Perëndimit është të shtypë
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm i Moskës, Sergei Lavrov ka komentuar për çështjen e Rusisë sërish duke thënë se ‘Perëndimi' nuk ka një sjellje demokrate dhe po shtyp Rusinë pa arsye. 

“SHBA vazhdon traditën e saj koloniale për të nënshtruar të gjithë dhe për të jetuar në kurriz të të tjerëve", kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Moskës Sergei Lavrov gjatë një interviste për kanalin televiziv Rossiya24 dhe agjencinë RIA Novosti .  

Duke iu referuar BE-së - siç tha Lavrov - vullneti i Uashingtonit është ta "shtypë atë ekonomikisht".  Perëndimi, mbështet Ukrainën për t'i dhënë fund "çështjes ruse" pasi sipas tij von der Leyen tha se rezultati i luftës duhet të jetë disfata e Rusisë dhe një disfatë e tillë që nuk do të rimëkëmbet për dekada, shkruajnë mediat e huaja.  

"A nuk është ky racizëm, nazizëm dhe një përpjekje për të zgjidhur çështjen ruse?” Fjalë që bëjnë jehonë “zgjidhja përfundimtare e çështjes hebraike”, Holokausti i nazistëve kundër hebrenjve",  përfundoi ai. 

sergei lavrov

Sondazh

Poll