Shkrimi i "Dosja" për çarterat, PD: Provohet gënjeshtra e Ramës, s'ka asnjë marrëveshje reklame me "Air Albania"
Zëdhënësja e PD, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat nga selia blu tha se media provoi gënjeshtrën dhe se tashmë shqiptarët e kanë një tjetër moriv për protestën e 11 shkurtit.
TIRANE- Një ditë pasi "Dosja" publikoi kontratën e lidhur mes kompanisë "Air Albania" dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, ku zbulohet se kryeministri Edi Rama nuk fluturon me avionin privat "Ismail" falë një marrëveshje reklamimi, por me një kontratë të mirëfilltë, Partia Demokratike tregon se është provuar një tjetër gënjeshtër. Zëdhënësja e PD, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat nga selia blu tha se media provoi gënjeshtrën dhe se tashmë shqiptarët e kanë një tjetër moriv për protestën e 11 shkurtit.
DEKLARATA E GAROS:
Edi Rama gënjen për Ismailin e tij, çarterin privat që ai e përdor me fonde shtetërore, siç gënjen sa herë flet, madje edhe kur e quan dikë “mik” dhe pastaj thotë se e kishte në kuptimin anglez të fjalës. Ai na thoshte se udhëtimet e tij me avionin e “Air Albania” ishin me çmim promocional, me qëllim promovimin e kompanisë me flamur shqiptar. Edhe pse e thoshte këtë ai, duke mos i zënë besë as vetes, urdhëroi deputetët e tij robër që ta rrëzonin kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e shpenzimeve të udhëtimeve të luksit të kryeministrit të vendit më të varfër në europë.
Gjykata Kushtetuese e konsideroi të paligjshëm rrëzimin e Komisionit nga shumica e kartonave dhe pakica e shoqërisë, por kjo për gënjeshtarin kronik nuk do të thotë shumë. Një e dhënë e re, një dokument zyrtar në fakt, ia hedh në erë përfundimisht gënjeshtrën. Media ka bërë publike një kontratë mes Drejtorisë së shërbimeve qeveritare dhe shoqërisë ajrore “Air Albania”. Kjo ka ndodhur, sigurisht, pa dëshirën e kryeministrit dhe pa dëshirën e drejtorisë dhe të Air Albania.
Në njëfarë mënyre të gjithë janë në shkelje, por kryeshkelësi dhe flagranti epik i qeverisjeve të këtyre 32 viteve është Edi Rama. Nuk është e vërtetë se fluturimet e tij kanë qenë promocionale. Në kontratën pesë faqëshe rezulton se kreu i qeverisë nuk ka fluturuar me çarter për t’i bërë reklamë “Air Albania”, pasi nuk ekziston asnjë marrëveshje reklamimi mes tij dhe kompanisë së cilës i përket avioni ‘Airbus A319-100’. Akuzat e Partisë Demokratike dhe të opozitës, siç shihet qartë dhe me dokumente, nuk janë inate politike, por fakte në shërbim të qytetarëve.
Edi Rama duhet të shpjegojë se, pse, lëmoshën me 100 Euro e quan “paketë të madhe”, dhe fluturimet e tij me kosto 22 milion euro, i fsheh si promocione me “çmim të ulur”. Edi Rama, jo vetëm gënjen, por edhe i sulmon, me gjuhën që ai thotë se është e Konicës, por i ngjan më shumë Bakes së filmit të tij të preferuar të Kinostudios. Në mejhanen e faqeve të tij sociale, ai bënte të zemëruarin dhe shkruante: “Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!
Tani që publiku mund ta shohë kontratën, kush është vallë katrani me bojë?! Tani që qytetarët e shohin se kush ishte mik i McGonigalit dhe fije e rusëve, nga Tirana në Uashington, kush është rublaxhiu? Këtij gënjeshtari me brirë, bullisti profesionist, agjenti influent të Putinit, kryeministri që nuk e qeveris, por e boshatis Shqipërinë, i duhet thënë NDAL! Më 11 shkurt, bashkohu me ata që duan t’i dalin zot Shqipërisë dhe të shpëtojnë pluralizimin, votën e lirë dhe të ardhmen e vendit të tyre./Dosja.al
Sondazh
'Degradim dhe turp i opozitës'/ Balla: Po zbatoni porositë e non gratës, këtu nuk bëhet vetëgjyqësi
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se seanca e sotme ishte një turp dhe degradim n...
I hoqi mikrofonin Peleshit! Deputeti Gazment Bardhi përjashtohet nga Kuvendi!
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca plenare e Kuvendit. Kryeparlame...
Nikolla: Bardhi jeni tërhequr nga interpelanca me Spiropalin! S'keni pse ta merrni fjalën
Lindita Nikolla TIRANË- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ia hoqi të drejtën e fjalës deputetit të...
'Të mos fshihet pas Twitterit'/ Bardhi komenton në Kuvend reagimin e Ramës, Nikolla i heq fjalën
Kuvendi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi në seancën e Kuvendit deklaratën e bërë nga krye...
Mungoi në interpelancë, Rama përgjigjet nga Twitter-i: Duan të manipulojnë publikun me shpifje, marrëdhëniet me SHBA, më të forta se kurrë
Edi Rama, kryeminister TIRANE- Kryeministri Edi Rama sapo reagoi në Tëitter për interpelancën dhe akuzat e opozitës që po i b...
'Uluni në vend'/ Deputetët e PD s'i binden urdhërit të saj, Nikolla ndërpret sërish seancën
Kuvend TIRANË- Ndërpritet sërish seanca plenare. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla mbylli seancën për 5 minuta. Kjo masë ...
FOTO LAJM- Açka ngre fletën lart në Kuvend: Dil nga vrima Rama
Flutura Acka TIRANË- Mungesa e kryeministrit Edi Rama ka shkaktuar debate dhe zhurmë në Kuvend. Deri më tani, nuk është zhvil...
'Pse keni frikë nga gratë?'/ Spiropali -Bardhit: Ju jeni profesionist i ligjit, nuk e kuptoj se përse bëheni bashkëpuntor i Berishës
Elisa Spiropali TIRANË- Ministrja për Shtetin, Elisa Spiropali kërkoi nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi që të...
"Fshihet pas fustanit"/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Nëse Elisa ka bashkëpunuar në korruptimin e agjentit, ta thotë ku e gjeti valixhen me dollarë
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi këmbëngul që interpelancën për dosjen e ish-agjenti...
Nikolla 'i lutet' Bardhit: Vijoni interpelancën me Spiropalin, kryeministri ka të drejtë të delegojë
Kuvendi TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla kërkon nga deputetët e PD-së që të vijojnë me interpelancën. ...
