Politike

'Degradim dhe turp i opozitës'/ Balla: Po zbatoni porositë e non gratës, këtu nuk bëhet vetëgjyqësi

Balla tha se opozita është duke zbatuar të gjitha porositë e kryedemokratit Sali Berisha. 

2 Shkurt 2023, 12:06 Nga A.B
'Degradim dhe turp i opozitës'/ Balla: Po zbatoni porositë e
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se seanca e sotme ishte një turp dhe degradim nga ana e opozitës. Ai tha se opozita është duke zbatuar të gjitha porositë e kryedemokratit Sali Berisha. 

'Kjo është një nga seancat që tregon degradimin e turpit të kësaj palo opozite. I jeni referuar që nga mëngjesi dickaje që nuk ka asnjë akuzë ndaj Shqipërisë, ka vetëm 1 person që është një ish zyrtar i FBI-së. Jeni duke zbatuar porositë e non gratës. Nuk është salla ku bëhet vetëgjyqësia. I propozoj seancës që të kalohet në proces votimi.'- tha Balla.

taulant balla seance plenare 2 shkurt 2023

Sondazh

Poll