Politike

Nesër mocion me debat për “McGonigal”, PD kërkon heqjen e limitit kohor: T'i jepet mundësi çdo deputeti të shprehet

Deputetët kanë kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që debati me mocion të mos jetë me limit kohor.

1 Shkurt 2023, 18:12 Nga A.B
Nesër mocion me debat për “McGonigal”, PD kërkon
Kuvendi

TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të ditës së nesërme. PD kërkon mocion për debat për çështjen e ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. 

Deputetët kanë kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që debati me mocion të mos jetë me limit kohor. Dy ditë më parë, konferenca e Kryetarëve pranoi vetëm kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal.

KËRKESA E DEPOZITUAR NË KUVEND

Zonja Kryetare e Kuvendit, Ditet e fundit opinioni publik shqiptar dhe nderkombëtar eshte tronditur prej nje skandali te permasave nderkombetare qe ka perfshire edhe Kryeministrin e Shqipërise Edi Rama. Sipas te dhênave te publikuara nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), Departamenti i Drejtèsise Amerikane, dhe media amerikane e nderkombetare, me 21.01.2023 eshte arrestuar zyrtari i larte i FBI, Charles McGonigal, i akuzuar per shkelje te sanksioneve ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, me lidhie te ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin, si de per fshehje, manipulim de falsifikim te te dh@@nave për kontakte te papërshtatshme me shtetas te huaj, ku perfshihet Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe dy bashkepunëtore te tij qe nuk mbajne poste zyrtare ne Republikën e Shqipërise.

Ne padine e ngritur ndaj z. McGonigal pran@ Giykates se Distriktit te Kolumbias (Uashington), renditen nje sere faktesh qe lidhen me te paktën 5 takime te fshehta te zhvilluara mes Kryeministrit Rama dhe z. McGonical, ne pranine e dy personave te tjerè qè kanë bashkëpunuar dhe vepruar ne emër tê z. Rama, perfshire përmes mitmarrjes se shumes sè 225 mije dollarëve per te ndikuar ne zhvillimet e brendshme politike ne Shqipëri. Kjo ngjarje e rënde eshte bère publike pas nje hetimi te thelluar dy-vjecar nga zyra e FBI ne Los Angeles ndaj dy zyrave te FBI ne Nju Jork dhe Uashington, duke iu nënshtruar tashme nie procesi giyqësor ne gjykatat e ketyre dy shteteve. Njekohesisht, duke patur parasysh se oligarku Oleg Deripaska duhet te ishte i sanksionuar edhe nga Shqipèria qe prej 8 Prillit 2023, si vend kandidat qe baton sanksionet e Bashkimit Europian, rezulton se ai vazhdon te zotëroje biznese te licensuara dreitpërdrejt nga Qeveria shqiptare, ne shkelje te drejtpërdrejte te ketij detyrimi politik dhe ligjor.

Duke patur parasysh përmasën e jashtezakonshme te këtij skandali te paprecedente, ku
Kryeministri shqiptar Edi Rama përfshihet si subjekt hetimi de akuzash per perfshirje ne
korrupsion nderkombetar, minimin e besimit te publikut ndaj institucioneve te shtetit shqiptar dhe
cenimin e marrëdhënieve politike de diplomatike ndërshtetërore ndërmiet Shqipërise dhe
Shteteve te Bashkuara te Amerikës; si de, bazuar ne Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 te Rregullores
se Kuvendit, nje grup deputetesh kerkon:

1. Ndryshimin e Rendit te Dites te seances se dates 02.02.2023, ora 10.00 ;

2. Ne përputhje me piken 1, përfshirjen si pike e pare e Rendit te Dites te nje Mocioni me Debat per çështien e mēsipërme.

3. Kerkojme qe Debati te mos kete limit kohor, duke i dhene mundesine çdo deputeti te
shprehet.

Kryetarja e Kuvendit te mbledhe menjehere pas dorezimit te kesaj kerkese, Konferencën e
Kryetarève, para fillimit te Seances Plenare date 2 Shkurt 2023, ora 10.00, për te bere ndryshimin
e Rendit te Dites te kēsaj seance sipas kerkesës se mēsipërme.

Nesër mocion me debat për “McGonigal”, PD kërkon

Nesër mocion me debat për “McGonigal”, PD kërkon

Kuvendi ka vendosur që ta përjashtojë për 10 ditë nga seancat, Sali Berishën. Berisha, në deklaratat e tij mediat, la të nënkuptojë se nuk do të mungojë në seancën e nesërme ndërsa akuzoi PS e Alibeajn se bashkëpunuan edhe për interpelancën që do të mbahet me kryeministrin Rama për çështjen McGonigal.

Një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

kuvendi partia demokratike sali berisha edi rama charles mcgonigal

Sondazh

Poll