Bota

Tronditëse në Kaliforni/ 41-vjeçari aksidenton me dashje makinën ku ishte gruaja dhe fëmijët, mbijetojnë të tre

Prokurorët akuzojnë Dharmesh Patel, se ka devijuar qëllimisht Teslën e tij nga autostrada e Bregut të Paqësorit të quajtur Devil's Slide, duke bërë që e gjithë familja të bjerë 250 metra në një plazh shkëmbor.

1 Shkurt 2023, 20:56 Nga a.l
Tronditëse në Kaliforni/ 41-vjeçari aksidenton me dashje
Aksident në Kalifornia

SHBA- Një 41-vjeçar i identifikuar si Dharmesh Patel në Kaliforni akuzohet për tre akuza tentativë vrasjeje pasi dyshohet se shkaktoi qëllimisht një aksident me makinë ku brenda ishin dy fëmijët e tij dhe gruaja, shkruajnë mediat e huaja. 

Prokurorët akuzojnë Dharmesh Patel, se ka devijuar qëllimisht Teslën e tij nga autostrada e Bregut të Paqësorit të quajtur Devil's Slide, duke bërë që e gjithë familja të bjerë 250 metra në një plazh shkëmbor. Të katër personat në makinë mbijetuan. Dy nga tre akuzat kundër Patel përfshijnë dhunën në familje dhe lëndime të rënda trupore, tha prokurori i qarkut San Mateo, Steve ëagstaffe, gjatë një konference për shtyp të hënën./Dosja.al

aksident ne kalifornia

Sondazh

Poll