Bota

Tragjedi në Egjipt/ Merr flakë spitali në Kajro, 3 të vdekur, 32 të plagosur

Aksidenti ndodhi në departamentin e radiologjisë të spitalit të vendosur në lagjen El Matareya dhe sipas zëdhënësit të ministrisë Hossam Abdel-Ghaffar, 12 ambulanca u dërguan në vendngjarje.

1 Shkurt 2023, 20:05 Nga a.l
Tragjedi në Egjipt/ Merr flakë spitali në Kajro, 3 të
Egjipt

EGJIPT- Të paktën tre persona u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu të mërkurën në një spital bamirësie në kryeqytetin Kajro. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat, Ministria e Shëndetësisë egjiptiane në një deklaratë për shtyp. 

Aksidenti ndodhi në departamentin e radiologjisë të spitalit të vendosur në lagjen El Matareya dhe sipas zëdhënësit të ministrisë Hossam Abdel-Ghaffar, 12 ambulanca u dërguan në vendngjarje. Të lënduarit kanë pësuar djegie, fraktura ose mbytje dhe shumica e tyre janë dërguar në spitalet e afërta, tha Abdel-Ghaffar./ Dosja.al

zjarr ne spitalin ne kajro

Sondazh

Poll