Bota

Peach takim me Lajçakun një ditë pas debatit të Parlamentin britanik për Kosovën, çfarë u diskutua?

Kjo vizitë e Peach në Bruksel ndodh vetëm një ditë, pasi deputetja britanike, Alicia Kearns ka ngritur në Parlamentin Britanik, çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, organizim ky që po i kërkohet me ngulm  Kosovës.

1 Shkurt 2023, 20:41 Nga a.l
Peach takim me Lajçakun një ditë pas debatit të
Stuart Peach dhe Miroslav Lajçak

SERBI- Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor, Stuart Peach, është pritur sot në Bruksel në një takim nga i emëruari i posaçëm i BE-së për këtë rajon dhe dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Për këtë takim ka njoftuar vetë Lajçak me një postim në llogarinë e tij në Twitter.

Shumë i lumtur të mirëpres të dërguarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Lordin Peach sot në Bruksel. Ne patëm një diskutim të thellë për zhvillimet e fundit në rajon”, shkroi Lajçak.

Më tej diplomati evropian deklaroi se- “i çmoj  shumë vlerësimet e tij (Peach) për sigurinë dhe angazhimin  ndaj misionit tonë të përbashkët”.

Kjo vizitë e Peach në Bruksel ndodh vetëm një ditë, pasi deputetja britanike, Alicia Kearns ka ngritur në Parlamentin Britanik, çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, organizim ky që po i kërkohet me ngulm  Kosovës. Kearns ka marrë edhe përgjigjen e qeverisë britanike të cilët janë shprehur se nuk duan krijimin e një enklave serbe përmes Asociacionit. Ishte ministri për Evropën, Leon Docherty i cili dje në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka thënë se e ndan të njëjtin shqetësim me deputeten Kearns sa i përket Asociacionit. Ai ka  deklaruar se s’bëhet fjalë për krijimin e një enklave një-etnike në Kosovë.

miroslav lajcak stuart peach

Sondazh

Poll