Bota

Biden dhe Zelenskyy mund të takohen në Poloni

Sipas agjencive të huaja të lajmeve, ka gjasa që vizita e Joe Biden në Poloni në fund të shkurtit të shoqërohet me ardhjen e Volodymyr Zelenskyy.

1 Shkurt 2023, 19:09 Nga k.m.
Biden dhe Zelenskyy mund të takohen në Poloni
Volodymyr Zelenskyy dhe Joe Biden

UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy mund të takohet me presidentin amerikan Joe Biden në fund të shkurtit gjatë vizitës së këtij të fundit në Poloni. 

Sipas agjencive të huaja të lajmeve, ka gjasa që vizita e Joe Biden në Poloni në fund të shkurtit të shoqërohet me ardhjen e Volodymyr Zelenskyy. Aktualisht, qytetet Rzeszoë dhe Varshavë janë duke u konsideruar për një takim të mundshëm.

"Presidenti ukrainas do të paraqesë një plan paqeje dhe do të bëjë thirrje për një konferencë ndërkombëtare në lidhje me Ukrainën,"- i tha gazetës një burim diplomatik në Kiev për planet për bisedime.

Vizita e Joe Biden në Ukrainë ende nuk është konsideruar, por nuk përjashtohet.

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy joe biden

Sondazh

Poll