Bota

Traziat në Preu, Presidentja peruane kërkon afrimin e datës së zgjedhjeve

Përpjekjet e mëparshme për të çuar përpara zgjedhjet deri në tetor dështuan në një parlament të përçarë, të përçarë nga interesat vetjake.

1 Shkurt 2023, 20:15 Nga a.l
Traziat në Preu, Presidentja peruane kërkon afrimin e datës
Dina Boluarte

PERU- ongresi i Perusë filloi të mërkurën edhe një herë debatin mbi një projekt-ligj për avancimin e zgjedhjeve nga prilli 2024 deri në fund të këtij viti në një përpjekje për të qetësuar trazirat që kanë lënë dhjetëra të vdekur në javët e fundit.

Projektligji i së mërkurës parashikon sjelljen e zgjedhjeve në dhjetor përpara dorëzimit të pushtetit në maj 2024. Përpjekjet e mëparshme për të çuar përpara zgjedhjet deri në tetor dështuan në një parlament të përçarë, të përçarë nga interesat vetjake, shkruajnë mediat e huaja. 

Presidentja e krahut të majtë Dina Boluarte qëndron pas përpjekjeve për të çuar përpara zgjedhjet, por mbështetja e saj kryesore vjen nga opozita e djathtë. Dorëheqja e Boluarte dhe zgjedhjet e menjëhershme janë kërkesat kryesore të protestuesve që kanë mbajtur presionin ndaj qeverisë që nga 7 dhjetori, kur ish-presidenti Pedro Castillo u fajësua dhe u arrestua.

Demonstruesit gjithashtu duan që Kongresi të shpërndahet dhe të zgjidhet një organ i ri për të rishkruar kushtetutën. Javën e kaluar, ligjvënësit votuan kundër avancimit të zgjedhjeve dhe një debat i ri, i cili filloi të hënën, është zvarritur për tre ditë tashmë.

Sot Kongresi do të marrë një vendim të rëndësishëm përballë krizës politike”, shkroi në Twitter presidenti i parlamentit Jose Williams.

Si nisën protestat? 

Të paktën 48 persona janë vrarë në përleshjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve që nga 7 dhjetori. Parlamenti është i ndarë në më shumë se 10 blloqe të ndryshme politike, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë gjetjen e një konsensusi. Një pengesë e madhe ka qenë këmbëngulja e së majtës për të kushtëzuar mbështetjen për projektligjin me miratimin e një referendumi për një kushtetutë të re, diçka që e djathta e kundërshton. Kushtetuta aktuale u miratua nën udhëheqjen e krahut të djathtë të ish-presidentit të turpëruar Alberto Fujimori, vajza e të cilit Keiko Fujimori tani është kreu i opozitës konservatore.

dina boluarte

Sondazh

Poll