Bota

LSDM i hap rrugë zgjerimit të qeverisë, Ahmeti: Front të përbashkët për integrimin

Mesazhe për unitet të të gjithë qytetarëve në vend dërgoi edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

1 Shkurt 2023, 19:48 Nga A.B
LSDM i hap rrugë zgjerimit të qeverisë, Ahmeti: Front të
Ali Ahmeti

MAQEDONI E VERIUT- Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së njëzëri vendosi që të vazhdojnë negociatat me Aleancën për Shqiptarët për hyrjen e kësaj partie në koalicionin qeveritar. Krahas Kryeministrit dhe liderit socialdemokrat, Dimitar Kovaçevski, në grupin negociator të LSDM-së do të jenë edhe Sekretari i Përgjithshëm, Mile Zeçeviq, Ministri Ljupço Nikolovski dhe Koordinatori i Grupit Parlamentar, Jovan Mitreski. 

“Është një hap përpara në zgjerimin e aleancës për mbështetje të anëtarësimit në BE me të gjitha reformat dhe diferencim I qartë nga dy partitë politike që janë kundër BE-së, VMRO-DPMNE-së dhe “Levicës”, për stabilitet të domosdoshëm në këtë periudhë kyçe lidhur me ngjarjet globale, mundësi bashkëpunimi në nivel lokal për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.”

Ndërkohë, mesazhe për unitet të të gjithë qytetarëve në vend dërgoi edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

“A është momenti tani më i rëndësishëm më vendimtari që t`i thërrasim njerëzit, të ulen partitë politike, le të gjejnë gjuhë të përbashkët. Po të njëjtën ta kërkojmë edhe tek bashkëqytetarët tanë, për shkak se ky front duhet të jetë i përbashkët, nuk mundemi ndaras të hyjmë në Evropë.”

Këto mesazhe vijnë pas takimit të djeshëm Kovaçevski-Taravari për hyrjen e ASH-së në koalicionin qeveritar. Dy liderët thanë se gati se në një vijë janë përcaktimet programore, kurse për çështjet kadrovike nuk është biseduar./Marre nga TvKlan

ali ahmeti

Sondazh

Poll