SPAK i sekuestroi celularin, babai i këshilltarit të Ballës i arrestuar për korrupsion, u lirua nga burgu pa VENDIM gjykate
Dosja.al e ndoqi rastin e Fiqiri Xhanit në vitin 2019 dhe zbuloi se një ditë më pas ai u lirua nga burgu, pa një vendim gjykate.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka sekuestruar celularin e "krahut të djathtë" të Taulant Ballës, Eraldo Xhani. Ky i fundit, rezulton të jetë nën hetim për korrupsion në tenderat publikë. Prokurorët e SPAK kanë dyshime njeriu i Ballës ka bashkëpunuar për të favorizuar në tendera kompaninë e një personi të njohur të botës së krimit në Elbasan. Bëhet fjalë për disa tendera ushqimesh për Drejtorinë e Burgjeve, të cilat zhvillohen nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme.
Po kush është Eraldo Xhani?
Eraldo Xhani, njihet si këshilltari i kreut të grupit parlamentar i PS-së, Taulant Ballës. Në rrjetin e tij social, Xhani i cili numëron 5,8 mijë ndjekës, mban webin e Partisë Socialiste dhe është tepër i përkushtuar në shpërndarje ndaj çdo publikimi të kryeministrit apo vetë Ballës. Në fotot e bëra publike, Xhani shihet se ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme brenda vendit dhe jashtë, si përfaqësues i PS-së.

Mirëpo, Dosja.al zbulon se këshilltari i Ballës, rezulton të jetë djali i efektivit të Policisë Rrugore, Fiqiri Xhani, i arrestuar më 23 korrik 2019-ën.
Efektivi i Policisë Rrugore ishte pjesë e grupit të 5 policëve të Policisë Rrugore, që merrnin para në këmbim të ryshfetit. Dosja.al raportoi në atë kohë se ky grup favorizonin shoferët për të mos iu hequr patentën.
Lajmi u njoftua nga Policia më 23 korrik, ndërkohë që pak orë pas ndalimit, në mediat online Dosja.al vëreu se emri i Fiqiri Xhanit, në ndryshim nga efektivët e tjerë ishte “censuruar”.

Dosja.al e ndoqi rastin e Fiqiri Xhanit në vitin 2019 dhe zbuloi se një ditë më pas ai u lirua nga burgu, pa një vendim gjykate.
Në atë kohë, Eraldo Xhani tha për Dosja.al se i gjithë informacioni i nevojshëm është botuar zyrtarisht, dhe nuk ka asnjë koment për lirimin e të atit. “Nuk kam asnjë koment. I gjithë informacioni i nevojshëm është publikuar nga institucionet”.
Sondazh
Apeli nis punën me vetëm një gjykatë, mblidhen në Tiranë 32 mijë dosje
Nis nga puna gjykata e Apelit me seli në Tiranë në të cilën do të gjykohen çështjet nga i gjithë vendi. Pasi i...
Kush e "zhduku" Ervis Martinajn? Artan Hoxha "mban" VERSIONIN e tij: Një aleancë të grupeve kriminale ka gisht, ne kemi mbetur tek Jeton Lami
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se i shumëkërkuari Ervis Martinaj nuk ka kryer kurrë op...
Tendera për "krimin"/ SPAK sekuestron celularin e "krahut të djathtë" të Taulant Ballës, nën hetim Eraldo Xhani
SPAK TIRANË- Pak ditë më parë, oficerët e Policisë Gjyqësore, me urdhër të SPAK-ut, ndaluan në rrugë...
GPS në makinë dhe kurthe/ Si u PROVOKUA polici që ndihmoi vrasësit e Brilant Martinajt me shokë, TAKTIKAT s'i nxori jashtë loje survejuesit
Foto ilustruese TIRANË- Një efektiv i policisë dyshohet se ka ndihmuar autorët e vrasjes së Brilant Martinajt, Besmir Hoxhës ...
"E keni në periferi të Tiranës"/ Ia vranë djalin në prag të derës, babai i Klisman Preçit gjen mjetin e AUTORËVE, si e 'pësoi'
Klinsman Preçi TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë me dije se i ati i të ndjerit Klinsman Preçi e ka gjetur...
PAMJET- 5 të rinjtë e bllokuar në Ramëz, forcat e ndërhyrjes së shpejtë marshojnë mes borës e acarit për t'i ndihmuar
Policia SHKODËR- Dosja.al ka siguruar fotot nga aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i nisur për të shpëtuar...
Kush e vrau Brilant Martinajn? Artan Hoxha: Ishte e njëjta skuadër që "GODITI" dhe Ylli Brahimajn. Atentate me kosto të mëdha, reaguan menjëherë...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dalë në përfundimin se personat që kanë ekzekutuar për vdekje...
DETAJI që S'DIHEJ/ Një efektiv strehoi vrasësit e Brilant Martinaj me shokë, të nesërmen i largoi nga 'zona', përdori frekuencat e radios (INICIALET)
Brilant Martinaj TIRANË- Vrasja e Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata duket se nuk ka pasur vrasës me pa...
Gjyqi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ Dëshmon Mehmet Greca! Avokatja e familjes: I dolën para me armë. Dëshmitari: Më kërcënuan t’u jepja makinë
Arbër Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani ELBASAN- Gjykata e Elbasanit zhvilloi këtë të mërkurë seancën e radhës ndaj Arb&e...
Vdekja e 34-vjeçares në Elbasan, Cullhaj u dërgua në spital me vonesë, ndërroi jetë në ambulancë
Spitali ELBASAN- Etleva Cullhaj, 34-vjeçarja e cila humbi jetën një ditë më parë, disa orë pas kishte kryer abort ka n...
