Aktualitet

Vdekja e 34-vjeçares në Elbasan, Cullhaj u dërgua në spital me vonesë, ndërroi jetë në ambulancë

Për të transportuar 34-vjeçaren nga banesa deri te autoambulanca janë dashur 20-25 minuta, pasi pjesë e ekipit të ambulancës ka qenë vetëm një infermier.

1 Shkurt 2023, 19:17 Nga A.B
Vdekja e 34-vjeçares në Elbasan, Cullhaj u dërgua në
Spitali

ELBASAN- Etleva Cullhaj, 34-vjeçarja e cila humbi jetën një ditë më parë, disa orë pas kishte kryer abort ka ndërruar jetë në autoambulancë. Mësohet se mjeku Arben Parralloi mori njoftimin se vajza kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ka shkuar në banesën e saj e cila ndodhej në katin e pestë të një pallati në Elbasan. Mirëpo, për të transportuar 34-vjeçaren nga banesa deri te autoambulanca janë dashur 20-25 minuta, pasi pjesë e ekipit të ambulancës ka qenë vetëm një infermier.

Edhe mjeku ka asistuar në transportimin e barelës deri në katin e parë, por ka qenë e pamundur që ai të bëhej me shpejt vetëm me dy persona. Mësohet se e reja ka ndërruar jetë si pasojë e tromboembolisë, bazuar në rezultatet paraprake të autopsisë, e cila pritet të dalë e plotë pas disa ditësh.

Mjeku reanimator, Behar Gjevori, ka treguar se 34-vjeçarja në momentin që doli nga spitali, ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Pas anestezisë, mjeku shprehet se Cullhaj iu nënshtrua edhe kontrollit me eko, ku ka rezultuar se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, e menjëherë pas kontrollit është larguar, ndërsa shtoi se kishte abortuar edhe shoqja që kishte ardhur që ta shoqëronte. 

34-vjeçarja Etleva Çullhaj humbi jetën një ditë më parë pak orë pasi kishte abortuar një fëmijë në maternitetin e Elbasanit. Ekspertiza paraprake ka treguar se vdekja e 34-vjeçares është shkaktuar si pasojë e tromboemboli, ose mpiksje gjaku. Mjeku gjinekolog si dhe ai reanimator, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë shoqëruar në 12 të natës në polici por janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje. Trupi i 34-vjeçares është çuar në Baldushk të Tiranës pasi aty banonin prindërit e saj, ku edhe do t’i kryhet përcjellja për në banesën e fundit.

arben parralloi etleva cullhaj vdes e reja pas abortit

Sondazh

Poll