1 Shkurt 2023, 20:28
Nga k.m.
SPAK
TIRANË- Pak ditë më parë, oficerët e Policisë Gjyqësore, me urdhër të SPAK-ut, ndaluan në rrugë dhe i sekuestruan telefonin krahut të djathtë të Taulant Ballës. Në të njëjtën ditë, SPAK sekuestroi edhe telefonin e drejtorit të Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, Endri Mullai. Të dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Eraldo Xhani, këshilltari historik i Taulant Ballës dhe Endri Mullai, njeri i afërt i Blendi Çuçit, janë nën hetim për korrupsion në tenderat publikë. Por backgroundi i aferës për të cilin po hetohen është edhe më i rëndë se thjesht korrupsion. Prokurorët e SPAK dyshojnë se njeriu i Taulant Ballës dhe nëpunësi i Bledi Çuçit kanë bashkëpunuar për të favorizuar në tendera kompaninë e një personi të njohur të botës së krimit në Elbasan. Bëhet fjalë për disa tendera ushqimesh për Drejtorinë e Burgjeve, të cilat zhvillohen nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme. Njëri prej tyre ka qenë ai i blerjes së mishit për të burgosurit, me vlerë 2.4 milionë dollarë.
Kompania në fjalë aktualisht është e sekuestruar me urdhër gjykate, pas hetimeve të SPAK-ut. Por prokurorët kanë dyshime të forta se ajo ka qenë e lidhur me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.
Nuk dihet ende se çfarë është gjendur në telefonat e sekuestruar të Xhanit dhe Mullait. A ka pasur në to porosi shefash për të orientuar tenderat në kompaninë e lidhur me një prej bandave më famëkeqe të Elbasanit? Por ajo që dihet me siguri është se me ardhjen e Rilindjes ne pushtet, përfshirja e krimit të organizuar në tenderat publikë është rritur në mënyrë eksponenciale.
Vetë Balla është një nga zyrtarët më të akuzuar nga opozita për lidhje me krimin e organizuar. Pak muaj më parë, në publik shpërtheu lajmi se telefoni i tij ishte vënë nën përgjim nga prokuroria për shkak të komunikimeve me bandat e Elbasanit. Por edhe pse telefoni u përgjua për mbi 50 euro, materialet u shkatërruan me urdhër gjykate, nën argumentin se zoti Balla ishte vënë gabimisht në përgjim.
Hetimet e SPAK vazhdojnë. A do te ndalen ato vetëm te telefonat e sekuestruar të dy nëpunësve të thjeshtë, apo do të shkojnë më lart deri te shefat e tyre? Kjo mbetet për t’u parë. Por ky hetim është një tjetër rast, që dëshmon se fija që ndan pushtetin me krimin sot është Shqipëri është shumë e hollë.
Marrë nga MCNTV
eraldo xhani taulant balla endri mullai
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 20:19
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një efektiv i policisë dyshohet se ka ndihmuar autorët e vrasjes së Brilant Martinajt, Besmir Hoxhës ...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 20:09
k.m.
Klinsman Preçi
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë me dije se i ati i të ndjerit Klinsman Preçi e ka gjetur...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 20:02
A.B
Policia
SHKODËR- Dosja.al ka siguruar fotot nga aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i nisur për të shpëtuar...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 19:47
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dalë në përfundimin se personat që kanë ekzekutuar për vdekje...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 19:36
k.m.
Brilant Martinaj
TIRANË- Vrasja e Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata duket se nuk ka pasur vrasës me pa...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 19:16
k.m.
Arbër Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit zhvilloi këtë të mërkurë seancën e radhës ndaj Arb&e...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 19:17
A.B
Spitali
ELBASAN- Etleva Cullhaj, 34-vjeçarja e cila humbi jetën një ditë më parë, disa orë pas kishte kryer abort ka n...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 18:40
k.m.
Rako Pupi
LUSHNJE- Një 60-vjeçar është zhdukur dhe ka humbur kontaktet me familjarët në Lushnjë. Ka humbur Rako P...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 18:24
f.g.
Endri Mullai, Gentian Sharra dhe Bledi Çuçi
TIRANË- Drejtori i Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, dikur dre...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 18:21
k.m.
Pjerin Xhuvani
Sot në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan një dëshmitar ka kontribuar me deklarimet e tij për zgjidhjen e mis...