Aktualitet

"E keni në periferi të Tiranës"/ Ia vranë djalin në prag të derës, babai i Klisman Preçit gjen mjetin e AUTORËVE, si e 'pësoi'

Artan Hoxha tha se babai i Preçit kishte gjetur makinën e përdorur natën e krimit.

1 Shkurt 2023, 20:09 Nga k.m.
"E keni në periferi të Tiranës"/ Ia vranë djalin
Klinsman Preçi

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë me dije se i ati i të ndjerit Klinsman Preçi e ka gjetur se ku ndodhet mjeti i përdorur natën që iu vra i biri. Duke theksuar edhe njëherë se shënjestra e vërtetë ishte Ylli Brahimi, Artan Hoxha tha në emisionin "Në shënjestër", se babai i Preçit kishte gjetur makinën e përdorur natën e krimit.

"Babai i Klisman Preçit e ka gjetur makinën e përdorur natën e ktimit, është në periferi të Tiranës. Ka shkuar në Policia dhe ka dhënë adresën e saktë. Por nuk ka pasur veprim konkret për të. Janë vënë në hetim 3 ish-kolegët e tij sepse ndihmuan shokun e tyre që ishte në hall. Ai e ka parë vetë targën në vendin e ngjarjes, e thjesht ka kërkuar ndihmë se e kujt ishte targa,"-tha ai ndër të tjera në fjalën e tij.

klinsman preçi artan hoxha

Sondazh

Poll