1 Shkurt 2023, 20:19
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një efektiv i policisë dyshohet se ka ndihmuar autorët e vrasjes së Brilant Martinajt, Besmir Hoxhës dhe Dikler Vatës të largohen pasi i vunë zjarrin makinës që përdorën në ngjarje. Emisioni “Në Shënjestër” publikoi sot pjesë nga dosja hetimore, ku rezulton se efektivi M.D., ka shoqëruar dhe strehuar autorët edhe para vrasjes verën e kaluar. Efektivi i Policisë së Shtetit ka strehuar një natë para dhe pas në banesën e tij autorët e vrasjes, ndërkohë që i ka larguar edhe nga vendi i ngjarjes. Por ajo që është e çuditshme është fakti që grupi hetimor nuk ka mundur që të sigurojë dot numrin apo numrat e telefonit të këtij efektivi policie.
Prokuroria vendosi përgjimin ambiental të punonjësit të Policisë, ndërkohë që uniformat blu i vendosën një GPS në makinën e tij efektivit M.D. Përmes kësaj praktike, Policia shpresonte që të merrte informacione të vlefshme që mund të çonin në identifikimin e autorëve të mundshëm të krimit në Fushë-Krujë.
"Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore u paraqit në prokurori relacion dhe kërkesë për kryerjen e përgjimit ndaj M.D., nëpërmjet vendosjes së pajisjes GPS në automjetin e këtij shtetasi dhe vëzhgimi me anë të fotografimit. Për hetimin e gjithanshëm dhe objektiv të kësaj çështje, grumbullimin e provave dhe dokumentimin e autorësisë së veprave penale u pa e domosdoshme gjithashtu edhe kryerja e veprimit procedural të përgjimit të fshehtë me mjete teknike i bisedave ne vende private dhe përgjimi me audio dhe video në vende private të M.D. Konkretisht i bisedave që ky shtetas do të kryejë dhe mund të zhvillojë në automjetin e tij,”- thuhet në dosjen hetimore të publikuar në emisionin “Në Shënjestër”.
Por duket se diçka nuk ka shkuar mirë, pasi mesa duket efektivi i policisë M.D. ishte në dijeni të çdo veprimi hetimor që po bënte Policia ndaj tij dhe siç rezulton mori masat e duhura që të mos binte pre e provokimeve. Sipas informacioneve të siguruara nga emisioni ‘Në shënjestër’, pasi Gjykata dha pëlqimin për përgjimin e efektivit të dyshuar të policisë, grupi hetues vendosi të ngrejë një kurth ndaj tij, duke i vendosur këtë herë një GPS në makinën e tij personale.
Por për ta bërë sa më të vërtetë këtë grackë dhe për të hequr çdo dyshim nga ai vetë, efektivi i policisë u thërrit dy herë në Tiranë me arsyetimin e nevojës së një trajnimi. Në fakt, nuk ishte asgjë tjetër vetëm se një rreng i përgatitur nga grupi hetues. Por punonjësi i dyshuar i policisë të vinte me makinën e tij, çuditërisht në të dyja rastet e paraqitjes së tij në ‘trajnim’, ai mbërriti jo me automjetin e tij, por me atë të personave të tjerë.
“Prokuroria argumenton se ky përgjim është i domosdoshëm për vëzhgimin e hetimeve, për të bërë të mundur identifikimin e rrethit të personave me të cilët komunikojnë personat nën hetim si dhe lidhur me përmbajtjen e komunikimeve të tyre me këta persona. Për këtë qëllim GPS u montua me teknika të fshehta në automjetin e M.D. Por një ditë më vonë, ai ndërroi automjetin, pasi u informua për përgjimin ambiental”, thuhet në dosjen hetimore.
Dështimet e njëpasnjëshme sollën, për arsye edhe që nuk janë të qarta, ndërprerjen e hetimeve ndaj oficerit të Policisë, edhe pse dyshohet se ka bashkëpunuar me krimin për një vrasje të tre-fishtë.
masakra e fushe krujes
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 20:09
k.m.
Klinsman Preçi
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë me dije se i ati i të ndjerit Klinsman Preçi e ka gjetur...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 20:02
A.B
Policia
SHKODËR- Dosja.al ka siguruar fotot nga aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i nisur për të shpëtuar...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 19:47
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dalë në përfundimin se personat që kanë ekzekutuar për vdekje...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 19:36
k.m.
Brilant Martinaj
TIRANË- Vrasja e Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata duket se nuk ka pasur vrasës me pa...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 19:16
k.m.
Arbër Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit zhvilloi këtë të mërkurë seancën e radhës ndaj Arb&e...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 19:17
A.B
Spitali
ELBASAN- Etleva Cullhaj, 34-vjeçarja e cila humbi jetën një ditë më parë, disa orë pas kishte kryer abort ka n...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 18:40
k.m.
Rako Pupi
LUSHNJE- Një 60-vjeçar është zhdukur dhe ka humbur kontaktet me familjarët në Lushnjë. Ka humbur Rako P...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 18:24
f.g.
Endri Mullai, Gentian Sharra dhe Bledi Çuçi
TIRANË- Drejtori i Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, dikur dre...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 18:21
k.m.
Pjerin Xhuvani
Sot në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan një dëshmitar ka kontribuar me deklarimet e tij për zgjidhjen e mis...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 17:59
A.B
SHKODËR- Udhëtimi me shoqërinë nuk shkoi siç ishte planifikuar. Një grup prej 5 të rinjsh kanë mbetur të blloku...