Aktualitet

Kush e "zhduku" Ervis Martinajn? Artan Hoxha "mban" VERSIONIN e tij: Një aleancë të grupeve kriminale ka gisht, ne kemi mbetur tek Jeton Lami

Artan Hoxha ka folur në lidhje me fatin e Martinajt, duke ironisuar aludimet se Martinaj mund të ketë kryer operacione plastike dhe lajmi qarkulloi në disa media.

1 Shkurt 2023, 20:40 Nga k.m.
Kush e "zhduku" Ervis Martinajn? Artan Hoxha "mban"
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se i shumëkërkuari Ervis Martinaj nuk ka kryer kurrë operacione plastike për të ndryshuar pamjen e tij, në mënyrë që të mos njihet. Hoxha teksa ishte i ftuar në emisionin “Në shënjestër”, ka folur në lidhje me fatin e Martinajt, duke ironisuar aludimet se Martinaj mund të ketë kryer operacione plastike dhe lajmi qarkulloi në disa media.

“Fati i pafat i Ervis Martinajt, mua më rezulton se kemi me një ngjarje që ka sjellë pasoja të rënda për të dhe këtu përfundon për mua. Ai nuk ka bërë ndërhyrje plastike dhe të ketë kaluar në një nivel shoëbizi. Çështja është se si ka ndodhur ngjarja. Këta kërkojnë edhe Jan Prengën, edhe Talo Çelën, për t’i “gjetur” i kanë”. Kemi të bëjmë me një aleancë të grupeve kriminale. Edhe për Martinaj kemi mbetur tek Jeton Lami. Sot ne ndodhemi në muajin shkuart, ne jemi akoma pa autor. Koha bën të vetën, patjetër që Policia duhet të japë përgjigje,"-tha Artan Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll