Bota

Ofroi këshilla për tema të ndryshme, përfundon pas 21 sezonesh 'Dr Phil'

Episodet e reja do të transmetohen ende deri në fund të ciklit aktual 2022-2023.

1 Shkurt 2023, 18:26 Nga A.B
Ofroi këshilla për tema të ndryshme, përfundon pas 21
Dr Phil

SHBA- Emisioni televiziv Dr Phil i cili ofronte këshilla për jetën për familjet amerikane do përfundojë transmetimin pas dy dekadash. Phil McGraw, drejtuesi i shfaqjes, do të dalë nga programi që flet për "sipërmarrje të reja", njoftoi të martën CBS Media Ventures.

Talk show, i transmetuar që nga viti 2002, është i njohur për intervistimin e të ftuarve me histori jokonvencionale. Episodet e reja do të transmetohen ende deri në fund të ciklit aktual 2022-2023.

McGraw, dikur psikolog i licencuar e filloi karrierën e tij televizive si trajner jetësor në The Oprah Winfrey Show në vitet 1990, ku ai u bë i njohur në familjet amerikane. Më pas, Winfrey e ndihmoi atë të niste programin e tij. Që atëherë, Dr Phil ka ofruar këshilla për një sërë temash nga shëndeti mendor te prindërimi e deri te marrëdhëniet familjare.

Në njoftimin e lajmeve nga CBS Media Ventures, kompania e prodhimit të programit, McGraw tha se ai është "i bekuar me mbi 25 vite të mrekullueshme në televizion".

"Me këtë shfaqje, ne kemi ndihmuar mijëra të ftuar dhe miliona shikues në çdo gjë, nga varësia dhe martesa deri te shëndeti mendor dhe rritja e fëmijëve," tha 72-vjeçari.

Emisioni është i njohur për intervistimin e të ftuarve me histori jokonvencionale dhe shumë nga intervistat janë bërë meme në internet.

Burimi: BBC

dr phil

Sondazh

Poll