Bota

Nuk kishin para për t’i blerë biletën/ Arrestohet një çift në aeroportin e Izraelit, braktisën foshnjën dhe vrapuan drejt pistës

Prindërit e paidentifikuar, të cilët të dy kishin pasaporta belge, kishin mbërritur në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv të martën me foshnjën e tyre, duke planifikuar të hipnin në një fluturim të Ryanair për në Bruksel.

1 Shkurt 2023, 17:54 Nga k.m.
Nuk kishin para për t’i blerë biletën/ Arrestohet një
Foshnja e braktisur

IZRAEL- Një foshnjë u braktis në një aeroport në Tel Aviv nga prindërit e tij, të cilët tentuan që të merrnin fluturimin e tyre për në Belgjikë, duke lënë pas të voglin e tyre. E gjitha sepse nuk kishin mjaftueshëm para për t'i blerë një biletë.

Prindërit e paidentifikuar, të cilët të dy kishin pasaporta belge, kishin mbërritur në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv të martën me foshnjën e tyre, duke planifikuar të hipnin në një fluturim të Ryanair për në Bruksel. Por, familja mbërriti në Terminalin 1 me vonesë, pasi sporteli i kontrollit ishte mbyllur dhe prindërit nuk blenë dot një biletë për fëmijën e tyre.

Ndaj vendosën që ta linin djalin pranë sportelit të kontrollit, ndërsa ata nxituan drejt linjës së sigurisë që të mund të hipnin në fluturim.

Një anëtar i stafit të aeroportit e vuri re foshnjën në dukje të braktisur, e ndoqi çiftin dhe i kërkoi të ktheheshin për djalin e tyre, përpara se të njoftonin sigurimin e aeroportit dhe Policinë. Prindërit u arrestuan dhe ndaj tyre nisi marrja në pyetje. Një menaxher i Ryanair në aeroport tha për Channel 12: Të gjithë punonjësit tanë ishin të tronditur. Nuk kemi hasur kurrë diçka të tillë. Nuk mund ta besonim atë që po shihnim./NYPost

izrael

Sondazh

Poll