Bota

Incident gjatë stërvitjes, 12 ushtarë gjermanë plagosen pas përplasjes së tankeve

Zëdhënësi i ushtrisë deklaroi se policia ushtarake e Gjermanisë ka nisur një hetim për incidentin, ndërsa shtoi se një nga ushtarët u plagos rëndë dhe u dërgua në spital.

1 Shkurt 2023, 18:11 Nga a.l
Incident gjatë stërvitjes, 12 ushtarë gjermanë plagosen pas
Tank

GJERMANI- Dymbëdhjetë ushtarë gjermanë u plagosën kur dy tanke Puma u përplasën gjatë një stërvitje në një qendër trajnimi ushtarak në Gjermaninë lindore. Zëdhënësi i ushtrisë deklaroi se policia ushtarake e Gjermanisë ka nisur një hetim për incidentin, ndërsa shtoi se një nga ushtarët u plagos rëndë dhe u dërgua në spital, shkruan Reuters. 

Incidenti me automjetet Puma, të cilat peshojnë rreth 40 tonë secila, ndodhi në terrenin e stërvitjes ushtarake Altmark, rreth 50 kilometra larg Magdeburgut. Ndërkohë, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius vizitoi një batalion tankesh në qytetin perëndimor të Augustdorf, ku ndodheshin 14 tanket Leopard 2 që Berlini është zotuar t’i dorëzojë Ukrainës./ Dosja.al

ushtria gjermane

Sondazh

Poll