Bota

1.4 milionë dollarë të pajustifikuara/ FOTOT e makinave luksoze dhe parave të gjetura në shtëpinë e shefes së tatimeve në Kiev

Sipas të dhënave operacionale, ajo ka zbatuar, nëpërmjet përfaqësuesve të saj, skema për fryrje artificiale të shpenzimeve bruto nga disa sipërmarrje, të bërit biznes pa regjistruar një sipërmarrje individuale dhe të dhëna të rreme për të ardhurat. 

1 Shkurt 2023, 17:44 Nga a.l
1.4 milionë dollarë të pajustifikuara/ FOTOT e makinave luksoze
asetet

UKRAINË- Shuma totale e pasurisë të pajustifikuar të shefes së Autoritetit Tatimor të Kievit, Oksana Datiy është rreth 1.4 milionë dollarë amerikanë. Hetuesit ukrainas kanë publikuar foto të aseteve të gjetura gjatë një kontrolli në banesën e Datiy e akuzuar për taksa të papaguara. Byroja Shtetërore e Hetimeve (SBI) tha se gjeti qindra mijëra dollarë para në dorë, po ashtu ora dhe makina luksoze, në shtëpinë e Datiy, shkruajnë mediat e huaja.  

Sipas të dhënave operacionale, ajo ka zbatuar, nëpërmjet përfaqësuesve të saj, skema për fryrje artificiale të shpenzimeve bruto nga disa sipërmarrje, të bërit biznes pa regjistruar një sipërmarrje individuale dhe të dhëna të rreme për të ardhurat. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, më shumë se 15 miliardë UAH ranë në qarkullimin në hije.

1.4 milionë dollarë të pajustifikuara/ FOTOT e makinave luksoze
pasuria

Kërkimet e sotme vijnë disa ditë pas shkarkimit të një numri zyrtarësh të lartë ukrainas nga Presidenti Zelenskyy mes një skandali mbi prokurimin e furnizimeve të luftës për Ministrinë e Mbrojtjes./ Dosja.al

oksana datiy

Sondazh

Poll