Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Është ZYRTARE, ish-ambasadorja do të pritet të shpallë kandidaturën
Nikki Haley SHBA- Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley pritet të shpallë k...
Gazsjellësi pritet të ketë kapacitet prej 1.8 miliard metër kub gaz në vit në secilin drejtim. Ky sistem i gazsjellësit do të transportojë gaz nga Azerbajxhani deri në perëndim të Evropës, por po ashtu do t’i japë qasje Serbisë në gaz të lëngshëm natyror, përmes porteve në Greqi.
Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit që do ta lidhë me Serbinë, në përpjekje për të rritur sigurinë e furnizimeve në lindje të Ballkanit, pas pushtimit rus të Ukrainës. Bullgaria, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, ka përshpejtuar disa projekte që synojnë të heqin varësinë nga gazi rus. Lidhja e re e gazit, ndërtimi i së cilës financohet pjesërisht me para të BE-së, pritet të përfundojë në muajin tetor.
Gazsjellësi pritet të ketë kapacitet prej 1.8 miliard metër kub gaz në vit në secilin drejtim. Ky sistem i gazsjellësit do të transportojë gaz nga Azerbajxhani deri në perëndim të Evropës, por po ashtu do t’i japë qasje Serbisë në gaz të lëngshëm natyror, përmes porteve në Greqi.
“Gazsjellësi ofron mundësi të reja për rajonin përmes diversifikimit të vërtetë dhe sigurisë së furnizimeve,”- tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, në ceremoninë e nisjes së ndërtimit.
Homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç, tha se gazsjellësi do të ndihmojë “në sigurimin e energjisë në të ardhmen... për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore”.
Ndërtimi i gazsjellësit në pjesën serbe ka nisur në shkurt të vitit 2022, por lufta në Ukrainë ka shkaktuar vonesa në dërgesat për ndërtimin e gazsjellësit në anën bullgare. Dy shtetet kishin nënshkruar marrëveshje më 2012 për ndërtimin e gazsjellësit prej 170 kilometrash.
Bullgaria ishte pothuajse krejtësisht e varur nga gazi rus, duke transportuar rreth 3 miliardë metër kub në vit, deri kur Moska ndërpreu krejtësisht furnizimet në prill të vitit 2022, pasi Sofja refuzoi që të paguante me rubla ruse për gazin e Moskës, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Që nga ajo kohë, Bullgaria ka pranuar gaz përmes dërgesave detare nga Azerbajxhani, përmes linjës nga Greqia. Serbia, në anën tjetër, vazhdon të mbajë lidhje miqësore me Rusinë. Beogradi vitin e kaluar nënshkroi një kontratë të re trevjeçare me Gazpromin rus, duke nxitur kritika nga Brukseli, në kohën kur BE-ja po tenton të ulë varësinë nga energjia ruse./REL
Nikki Haley SHBA- Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley pritet të shpallë k...
Infrastruktura ushtarake e NATO-s RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov është shprehur se Moska ka vënë së fund...
Foto ilustruese TIRANË- Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur njëra pas tjetrës në Shqipëri. Dje një grua, Etleva C...
armë bërthamore RUSI- Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka deklaruar se, Rusia po shkel një marr&eu...
Iran IRAN- Një zyrtar Iraninan ka deklaruar se Irani dhe Rusia kanë ndërmarrë një hap kyç drejt lidhjes së sistemeve t...
Foto ilustruese ITALI- Gjykata e Lartë e Italisë ka vendosur që fëmijët nuk janë të detyruar të shohin gjyshër...
SHBA-Indi SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe India po ndërmarrin hapa për të forcuar partneritetin e tyre të mbrojtjes. Planet u s...
Foto ilustruese ITALI- Një vrasës mafioz, Massimiliano Sestito, 52 vjeç, u arratis mbrëmjen e 30 janarit nga shtëpia ku po vuant...
Oleksiy Danilov UKRAINË- Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov ka paral...
Victor Orban dhe Recep Tajip Erdogan BUDAPEST- Hungaria do të mbështesë kandidaturën e presidentit turk Tajip Erdogan për Ç...