Bota

BE do të trajnojë 30,000 ukrainas, do ketë edhe ekuipazhet e tankeve

Objektivi përfundimtar i BE po rritet dhe do të shkojë nga 15,000 ushtarët e parashikuar kur u vendos misioni tetorin e kaluar në "të paktën 30,000".

1 Shkurt 2023, 17:39 Nga A.B
BE do të trajnojë 30,000 ukrainas, do ketë edhe ekuipazhet e
Von Der Leyen

BRUKSEL- Misioni i trajnimit të Bashkimit Evropian do jetë akoma më i fuqishëm. Objektivi përfundimtar po rritet dhe do të shkojë nga 15,000 ushtarët e parashikuar kur u vendos misioni tetorin e kaluar në "të paktën 30,000". 

Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë evropian. Midis tyre do të ketë edhe ekuipazhet e tankeve të nevojshme për të udhëhequr "numrin e lartë të tankeve" që partnerët e Ukrainës do të vënë në dispozicion deri në pranverë. Një komponent tjetër - i cili do të shpallet gjatë samitit BE-Ukrainë - do të jetë "një angazhim i fortë" për çminimin e pjesëve të mëdha të territorit.

Në këtë mënyrë, BE-ja dyfishon misionin e saj të ndihmës ushtarake për Ukrainën (EUAM) dhe dyfishon objektivat e saj të misionit, duke përfshirë trajnimin e ushtarëve ukrainas në sisteme të tilla si tanket e Leopardit Perëndimor që vende si Gjermania, Polonia dhe Spanja kanë marrë përsipër të furnizojnë.

Burimi: news360

bashkimi europian ukrainas

Sondazh

Poll