Aktualitet

I vodhën një emigranti 400 euro dhe një celular, lihen arrest shtëpie dy policët në Sarandë (EMRAT)

Dy personat, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim.

1 Shkurt 2023, 17:52 Nga A.B
I vodhën një emigranti 400 euro dhe një celular, lihen arrest
Policia

SARANDË- Dorian Sulo dhe Roland Xhaferri, me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, janë lënë në masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Dy personat, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim. Sulo dhe Xhaferri dyshohet se i kanë vjedhur një emigranti shumën prej 400 eurosh dhe një mjet celular. 

NJOFTIMI:

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Vlorë-Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Sarandë, ka kryer sot ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit në zbatim të vendimit Nr. 15 datë 01.02.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, e cila vendosi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për punonjësit e policisë Dorian Sulo dhe Ronald Xhaferi, me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 135 e 25 i Kodit Penal.

Ekzekutimi i këtij vendimi vjen pas një pune intensive hetimore, në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 25.01.2023, kur u ndalua punonjësi i policisë M. J. dhe u procedua në gjendje të lirë punonjësi i policisë D. S. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

dorian sulo roland xhaferri

Sondazh

Poll