Aktualitet

Tenderi me probleme/ SPAK sekuestron telefonin e drejtoreshës së AKU, Jeta Deda

Dosja ka mësuar se SPAK është duke hetuar shkeljet e bëra nga zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë në lidhje me një tender. Çështja po hetohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili ka futur në verifikil disa zyrtarë, mes tyre, Jeta Deda, drejtoresha e AKU.

1 Shkurt 2023, 17:45 Nga f.g.
Tenderi me probleme/ SPAK sekuestron telefonin e drejtoreshës së AKU,
Jeta Deda

TIRANË- Një tender me shkelje të hapura ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), që ka nisur verifikimet. Çështja është duke u hetuar nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani.

Burime për "Dosja" bëjnë me dije se mes të verifikuarve është edhe drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, (AKU), Jeta Deda. Dedajt i është kërkuar të dorëzojë telefonin personal bashkë me disa dokumente për të verifikuar rolin dhe veprimet e saj në dhënien e tenderit.

Ende nuk dihet për cilin tender bëhet fjalë, por hetimi që ka nisur përfshin edhe disa zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve në varësi./Dosja.al

jeta deda jeta deda ne spak

Sondazh

Poll