Aktualitet

I maskuar dhe me thikë, 28-vjeçari shqiptar kërcënon 60-vjeçarin në Greqi dhe i bastis marketin

I riu shqiptari cili banonte ilegalisht në Greqi, akuzohet për një vjedhje të ndodhur më 26 shkurt 2022 në një market, ku nga pamjet filmike u zbulua se ishte maskuar dhe nën kërcënimin e një thike ka marrë nga arka e subjektit në pronësi të një 60 vjeçari, xhiron ditore. 

1 Shkurt 2023, 16:03 Nga a.l
I maskuar dhe me thikë, 28-vjeçari shqiptar kërcënon
Thika

GREQI- Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Greqi. Mediat greke raportojnë se arrestimi i tij është bërë mëngjesin e sotëm nga efektivët e policisë së AT Orchomenos. I riu shqiptari cili banonte ilegalisht në Greqi, akuzohet për një vjedhje të ndodhur më 26 shkurt 2022 në një market, ku nga pamjet filmike u zbulua se ishte maskuar dhe nën kërcënimin e një thike ka marrë nga arka e subjektit në pronësi të një 60 vjeçari, xhiron ditore. 

Gjithashtu, në orët e mbrëmjes së datës 30.03.2022, i arrestuari ka hyrë në të njëjtin market dhe me kërcënimin e thikës i ka kërkuar para një punonjëseje tjetër të dyqanit, por ajo ka reaguar, e për pasojë shqiptari është larguar me vrap duke mos arritur të vjedhë gjë. / Dosja.al

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll