Aktualitet

Ndërtimi i portit në Porto Romano/ Përfaqësuesi i kompanisë së huaj: Befasohem me shtrirjen kohore, na kërkoni përmirësim të projektit në 2 muaj

Në konferencën për shtyp të pranishëm ishin përfaqësuesit e 30 kompanive të huaja financiare.

1 Shkurt 2023, 17:14 Nga A.B
Ndërtimi i portit në Porto Romano/ Përfaqësuesi i
Perfaqesuesi

TIRANË- Ditën e sotme kryeministri i vendit Edi Rama bashkë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku prezantuan projektin për ndërtimin e portit tregtar të “Porto Romanos”. Në konferencën për shtyp të pranishëm ishin përfaqësuesit e 30 kompanive të huaja financiare. Një prej tyre, iu drejtua drejtuesit të projektit duke i thënë se koha që iu është vënë si afat për të sjellë përmirësimet, është shumë e shkurtër. 

'Befasohem në lidhje me shtrirjen kohore. Na kërkoni që të përmirësojmë projektn dhe po na jepni 2 muaj kohë, ndoshta duhet ta rikonsideroni këtë gjë, më mirë sesa të kemi aq muaj, merrni pak ditë që të na ofroni më shumë detaje të aspektit teknik.'- tha përfaqësuesi.

porti ne porto romano porto romano

Sondazh

Poll