Aktualitet

COVID-19/ MSH: 10 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete gjatë orëve të fundit

Në njoftimin e bërë nga Ministria bëhet me dije se nga 388 testime të kryera, janë infektuar 10 qytetarë.

1 Shkurt 2023, 16:52 Nga k.m.
COVID-19/ MSH: 10 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë. Në njoftimin e bërë nga Ministria bëhet me dije se nga 388 testime të kryera, janë infektuar 10 qytetarë. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë në 24 orët e fundit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 388 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, në Bashki: 6 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Patos, Lushnje, Vlorë, Kuçovë. Janë 115 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,532 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 388

Testime totale 2,031,228
Raste pozitive 333,243
Raste të shëruara 329,532
Raste Aktive 115
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 93
Vlorë 9
Fier 9
Elbasan. 2
Durrës. 1
Berat. 1

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll