Aktualitet

Hiqej si polic dhe kontrollonte kalimtarët, vihet në hetim 23-vjeçari shqiptar në Greqi

23-vjeçari, kur u njoftua se policia po e kërkonte është paraqitur më 31 janar në nëndrejtorinë e Sigurimit të Athinës me makinerinë që përdorte e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

1 Shkurt 2023, 15:56 Nga a.l
Hiqej si polic dhe kontrollonte kalimtarët, vihet në hetim
Policia greke

GREQI- Ndaj një 23-vjeçari shqiptar është ngritur një kallëzim për veprën penale të falsifikimit nga Nëndrejtoria e Sigurimit të Athinës. Mediat greke raportojnë se i akuzuari pak ditë më parë ka ndaluar një kalimtar në zonën e Bajronit dhe e ka kontrolluar duke pretenduar se është polic. 

Madje, në internet është publikuar një video e lidhur me ngjarjen. 23-vjeçari, kur u njoftua se policia po e kërkonte është paraqitur më 31 janar në nëndrejtorinë e Sigurimit të Athinës me makinerinë që përdorte e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Identiteti i të riut shqiptar nuk bëhet ende me dije për shkak të hetimeve./ Dosja.al

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll