Aktualitet

Dhunë në familje dhe vjedhje, arrestohen 7 persona në Tiranë

Dy persona janë vënë nën pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur si dhe për drejtim motori pa leje drejtimi.      

1 Shkurt 2023, 13:32 Nga I.A
Dhunë në familje dhe vjedhje, arrestohen 7 persona në
Policia

TIRANË- 7 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga ka rënë një 48-vjeçar për dhunë në familje, po ashtu janë arrestuar dy persona për vjedhje. Ndërkohë që është arrestuar dhe një 50-vjeçar pasi ka dhunuar vajzën e tij. Dy persona janë vënë nën pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur si dhe për drejtim motori pa leje drejtimi.      

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. Sh., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës dhe bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin G. S., 23 vjeç, dhe një shtetas të mitur 17 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të mitur, kanë vjedhur në banesën e shtetasit O. K., pajisje të ndryshme shtëpiake, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Z. C., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin B. H., 31 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: - D. R., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; - H. B., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi".
---
Më datë 31.01.2023, në mbrëmje, në një farmaci në rrugën "Teodor Keko", një person i paidentifikuar, ka vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll