Aktualitet

Arrestimi i Arlind Gjokutajt, Ibrahimaj: S'jemi as gjyqtarë, as prokurorë

Sipas ministres, presin që të shprehet drejtësia lidhur me arrestimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

1 Shkurt 2023, 13:30 Nga F.M
Arrestimi i Arlind Gjokutajt, Ibrahimaj: S'jemi as gjyqtarë, as
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj nuk ka preferuar të japë asnjë koment mbi arrestimin e Sekretarit të Përgithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj. Pas mbledhjes së Këshilit të Ministrave, Ibrahimaj u pyet nga gazetarët lidhur me këtë çështje dhe tha se çështja është lënë në dorë të drejtësisë. Pas vendimit të Gjykatës, ministrja tha se do të dalin me një vendim lidhur me Gjokutajn.

“Ne kemi pasur gjithmonë të njëjtin qëndrim për çështjet në hetim. Nuk bëhemi gjyqtarë, as prokurorë. Çështjen ia kemi lënë në dorë drejtësisë dhe ka treguar se po funksionion. Do presim si do shprehet drejtësia dhe do u bëjmë me dije,"- tha Ibrahimaj para gazetarëve. 

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Financave Arlind Gjokutaj u vu në pranga bashkë me drejtorin e shërbimeve mbështetëse dhe një përmbarues. Ata akuzohen se nëpërmjet shpërdorimit të detyrës i kanë shkaktuar shtetit 1.2 milion euro dëm. Përfituesi i parave, Ilir Thana u arrestua disa javë më parë për 2 vepra penale dhe më pas Prokuroria e Tiranës iu drejtua gjykatës, e cila urdhëroi arrestimin e 2 zyrtarëve të Ministrisë së Financave pa i pyetur për faktin dhe pa bërë një ballafaqim mes palëve.

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll