Aktualitet

Plagosje me thikë në Vjenë, mediat: Autori, Avokat i Shtetit në Shqipëri, është 30 vjeç, doli i lyer në gjak

Mediat vendase shkruajnë se 30-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet me dije ka plagosur një burrë pasdite e djeshme, rreth orës 16:20.

1 Shkurt 2023, 12:25 Nga F.M
Plagosje me thikë në Vjenë, mediat: Autori, Avokat i Shtetit
Avokatura e Shteti dhe policia e Vjenës

VJENË- Një 30-vjeçar, zyrtar në Avokaturën e Shtetit në Shqipëri raportohet se është autori i një plagosjeje të ndodhur në Vjenë, Austri. Mediat vendase shkruajnë se 30-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet me dije ka plagosur një burrë pasdite e djeshme, rreth orës 16:20. Ai është parë të dalë nga apartamenti i personit që plagosi, me thikë në dorë dhe i lyer me gjak.

I plagosuri është gjithashtu 30 vjeç, por nuk bëhet me dije nëse është shqiptar. Ai është shtruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është vënë në pranga. 

"30-vjeçari  u dërgua në burg me urdhër të prokurorisë publike të Vjenës. Zyra e Policisë Kriminale të Vjenës, dega jugore, mori përsipër hetimin. I plagosuri do të merret në pyetje gjatë ditës së sotme,"- thuhet në artikull. 

plagosje ne vjene

Sondazh

Poll