Aktualitet

VIDEO/ Me armë zjarri e kokainë në makinë, arrestohen dy personat që lëviznin në ish-Bllok

Të rinjtë u ndaluan dhe pas kontrollit në mjet, iu gjet arma e droga. Xherahu ishte në drejtimin e mjetit, ndërsa Tefhasani pasagjer.

1 Shkurt 2023, 12:30 Nga F.M
VIDEO/ Me armë zjarri e kokainë në makinë, arrestohen dy
Policia e Tiranës

TIRANË- Elis Xherahu dhe Erdit Tefhasani, 39 dhe 31 vjeç, të dy banues në Tiranë janë arrestuar në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, teksa lëvinin me armë zjarri dhe një sasi kokaine. në njoftimin zyrtar të policisë, bëhet me dije se dyshja janë prangosur gjatë operacionit "Double", teksa lëviznin në rrugën "Brigada 8". Të rinjtë u ndaluan dhe pas kontrollit në mjet, iu gjet arma e droga. Xherahu ishte në drejtimin e mjetit, ndërsa Tefhasani pasagjer.

Njoftim i policisë Tiranë: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar "Double". Me armë zjarri pistoletë dhe kokainë, në automjet, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri me municion luftarak dhe një sasi kokaine. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy shtetas që lëviznin me armë zjarri në automjet, në zonën e Ish-bllokut, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double”. Gjatë operacionit, në rrugën "Brigada 8", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. Xh. dhe pasagjer shtetasin E. T. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me municion luftarak, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit E. Xh., 39 vjeç dhe E. T., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes erlis xherahu erdit tefhasani

Sondazh

Poll