Aktualitet

Publikohet FOTOJA/ Ky është Gjelosh Krasniqi që u arrestua në Pejë, solli makinën për vrasjen e Briken Sanajt

Ai kishte sjellë nga Kosova makinën të cilën Vladimir Kola e përdori në ekzekutimin e ndodhur në zonën e Kodrës së Diellit. 

1 Shkurt 2023, 11:45 Nga F.M
Publikohet FOTOJA/ Ky është Gjelosh Krasniqi që u arrestua
Gjelosh Krasniqi

TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Gjelosh Kraniqi, i riu që u arrestua një natë më parë në Pejë. Kraniqi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, për vrasjen e Briken Sanajt, ngjarje e ndodhur më 30 tetor të vitit 202 në Tiranë. Ai kishte sjellë nga Kosova makinën të cilën Vladimir Kola e përdori në ekzekutimin e ndodhur në zonën e Kodrës së Diellit. 

Bashkë me Krasniqit është arrestuar dhe personi që e ka strehuar të riun. Tashmë, në kërkim nga policia është Vladimir (Valmir) Kola, në rolin e ekzekutorit dhe Kened Antoni 25 vjeç, lindur e banues në Pejë. Ky i fundit ka sjellë mjetin bashkë me Gjeloshin që u arrestua sot. 

gjelosh krasniqi briken sanaj

Sondazh

Poll