Aktualitet

EMRAT-FOTOT/ Sherr në burgun e Drenovës! I dënuari me burg të përjetshëm për vrasje rreh gardianin

Mësohet se i dënuari është Osman Vani, i cili pas goditjes së gardanit të burgut është lënë në siguri të lartë.

1 Shkurt 2023, 11:34 Nga I.A
EMRAT-FOTOT/ Sherr në burgun e Drenovës! I dënuari me burg
Osman Vani dhe Erjon Çekiçi

DRENOVË- Një sherr ka ndodhur në burgun e Drenovës ditën e sotme. Një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje ka goditur efektivin Erjon Çekiçi. Mësohet se i dënuari është Osman Vani, i cili pas goditjes së gardanit të burgut është lënë në siguri të lartë.

Ndërkohë që efektivi ka marrë disa dëmtime të lehta dhe dërguar në infermierinë e burgut për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku për dhunën e krijuar në burgun e Drenovës, ndërkohë që materialet janë dërguar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

burgu i drenoves osman vani erjon Çekiçi

Sondazh

Poll