Politike

Padia për shpifje/ Bardhi i përgjigjet Babanit: Po në 24 Janar 1996 në cilin “hotel” ke qenë?

16 Shtator 2019, 15:15 Nga DOSJA
Padia për shpifje/ Bardhi i përgjigjet Babanit: Po në 24 Janar

TIRANE– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur paralajmërimit që i bëri kryebashkiaku Mark Babani, për shpifje lidhur me akuzat se ka qenë i arrestuar në Itali më 4 prill 1994. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë se gjatë kohës që i përgatit padinë, Babani duhet të përgjigjet, se në cilin hotel ka fjetur më 24 janar 1996.

Reagimi i plotë: 

Mark Babaj bën shumë mirë që paska avokatë, se do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të faktit që është arrestuar për vjedhje makinash në Siçili më në 4 Prill 1994. Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër “hotelet” e Italisë. Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?

Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim. Mirë është që hajduti i makinave të Siçilisë të mos ia qajë hallin Edi Ramës, se atij i duhet avokat për vete.

p.s: Kur Marq Babaj të më padisë, të më njoftojë me cilin nga 4-5-6-7 emrat që ka përdorur Mark Babani i Edi Ramës për t’iu fshehur drejtësisë italiane, duhet ta kërkoj në sistemin e gjykatës.

Ditën e sotme, PD publikoi dokumentet ku rezulton se Mark Babani, nën identitetin e dytë Saimir Marq Babaj ka qenë pjesë e një grupi kriminal në Siçili, që merreshin me vjedhje automjetesh.

Sipas Partisë Demokratike, dokumenti është nxjerrë nga autoritetet italiane dhe se emri “Marq Babaj” është arrestuar më 4 prill 1994. Partia Demokratike ka nisur  prej ditësh akuzat ndaj Mark Babanit. Vetë kreu i Bashkisë Vau i Dejës, e ka mohuar diçka të tillë, dhe ka paralajmëruar Gazment Bardhin se do e kallëzojë për shpifje.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimi i mark babanit gazment bardhi mark babani padi per shpifje arrestimi i mark babanit gazment bardhi mark babani padi per shpifje

Sondazh

Poll