Politike

Akuzat e PD, Rama flet për Valdrin Pjetrin: S’ka lidhje me krimin…por gënjeu!

16 Shtator 2019, 14:58 Nga DOSJA
Akuzat e PD, Rama flet për Valdrin Pjetrin: S’ka lidhje me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat që opozita i ka drejtuar tre prej kandidatëve të PS-së në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një intervistë të dhënë për “Klan”, Rama është shprehur se Valdrin Pjetri nuk ështe kriminel dhe se për ta do të vendosin institucionet.

“Valdrin Pjetri nuk është kriminel, s’ka lidhje me krimin. Mori përsipër të gënjejë,”-tha Rama gjatë intervistës.

Pjesë nga intervista: 

Pyetje: Pas zjedhjeve të 30 qershorit janë tre kandidatë të akuzuar nga opozita, pse nuk ka një koment për dy të tjerët?

Edi Rama: Opozita bën punën e saj, siç e sheh të arsyeshme.

Pyetje: Ata ju akuzojnë se i keni afruar ju pasi sipas tyre ata nuk e mbajnë dot pushtetin ndryshe.

Edi Rama: Valdrin Pjetri nuk është kriminel, s’ka lidhje me krimin. Mori përsipër të gënjejë. 

Pyetje: Do vazhdojë të rrijë Kajmaku dhe Babani?

Edi Rama: Merren institucionet më këtë punë.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, opozita ka akuzuar tre prej kandidatëve të opozitës se kanë gënjyer në formualin e dekriminalizimit dhe se kanë precedentë jashtë vendit. Akuzat janë adresuar ndaj Valdrin Pjetrit për Shkodrës, Agim Kajmaku për Vorën dhe Mark Babani për Vaun e Dejës. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd per valdrin pjetrin edi rama edi rama per valdrin pjetrin valdrin pjetri akuzat e pd per valdrin pjetrin edi rama edi rama per valdrin pjetrin valdrin pjetri

Sondazh

Poll