Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Në seancë u thirrën 15 dëshmitarë, vetëm 2 u paraqitën, shtyhet sërish gjyqi ndaj Paplekajt

Në seancën e sotme u thërritën 15 dëshmitarë, 2 prej të cilëve u paraqitën para gjykatës, njëri paraqiti raport mjekësor për mungesën e prezencës ndërsa 3 të tjerë ndodhen jashtë territorit shqiptar.

1 Shkurt 2023, 10:55 Nga A.B
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Në seancë u thirrën 15
Arbër Paplekaj

ELBASAN- Shtyhet sërish seanca gjyqësore për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Gjykata e Elbasanit nisi sot një tjetër seancë në ngarkim të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen politike të Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Në seancën e sotme u thërritën 15 dëshmitarë, 2 prej të cilëve u paraqitën para gjykatës, njëri paraqiti raport mjekësor për mungesën e prezencës ndërsa 3 të tjerë ndodhen jashtë territorit shqiptar.

Duke qënë se seanca u shty, u vendos që seanca e radhës të zhvillohet në 8 shkurt. 

Si ndodhi vrasja?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri./Dosja.al

arber paplekaj pjerin xhuvani

Sondazh

Poll