Sport

ORGJIA! Përdhunohet në grup studentja, dënohen 5 futbollistët e Veronës...

Përdhunuesit një studenteje 20-vjeçare në janar 2020, u dënuan me nga gjashtë vite burg secili.

1 Shkurt 2023, 10:17 Nga DOSJA
ORGJIA! Përdhunohet në grup studentja, dënohen 5

ITALI - Nuk kanë mundur t’i shpëtojnë dënimit të tyre me burg, pas përdhunimit të studentes. Pesë lojtarë të klubit Veronas, të akuzuar për dhunë seksuale në grup ndaj një studenteje 20-vjeçare në janar 2020, u dënuan me nga gjashtë vite burg secili.

Pesë të pandehurit, Stefano Casarotto, 26 vjeç, nga Venecia, Gianni Manfrin, 29 vjeç nga Padova, Edoardo Merci, 23 vjeç nga Verona, argjentinasi Santiago Visentin dhe rumuni Daniel Onescu, kishin paguar një shumë parash dëmshpërblimi për studenten, për të tërhequr padinë civile.

Të pandehurit kanë qenë bashkëlojtarë në momentin e ngjarjes, e cila ka ndodhur natën mes 18 dhe 19 janarit. Vajza kishte raportuar se ishte shoqëruar nga një nga lojtarët, shoku i saj i shkollës, në një apartament ku edche ishin katër lojtarë të tjerë. Ajo më pas do të dehej nga lojtarët dhe do t’i nënshtrohej marrëdhënieve seksuale me dhunë.

Nga pesë lojtarët, vetëm Manfrin është ende pjesë e Verona, ndërsa të tjerët janë shitur dhe larguar në skuadra të tjera.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll