Sport

BEFASIA! Nuk firmoset kontrata, dështon transferimi i Iscos te Union Berlini…

Fantazisti ndodhej në kryeqytetin gjerman për t'iu nënshtruar ekzaminimeve tradicionale mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën, por në fund, ka patur mosmarrëveshje për vlerat e pagës.

31 Janar 2023, 19:21 Nga DOSJA

BEFASIA! Nuk firmoset kontrata, dështon transferimi i Iscos te Union

GJERMANI - Ka ndodhur ajo që pakkush e ka menduar. Pasi kanë përfunduar kontrollet mjekësore, klubi i Bundesligës, Union Berlin, me anë të një deklarate ka bërë të ditur se kanë përfunduar negociatat me Iscon, pa arritur marrëveshje me mesfushorin 30-vjeçar spanjol, së fundmi ish-lojtar i Sevilles.

“Dëshironim të ishim në gjendje të llogarisim Iscon, por ne kemi kufijtë tanë. Ndryshe nga marrëveshjet e brendshme, sot u kaluan kufijtë, prandaj transferimi nuk u realizua”, ka deklaruar drejtori sportiv Oliver Ruhnert në njoftimin përkatës.

Fantazisti, i cili ndërpreu kontratën me andaluzianët, pas një mosmarrëveshjeje me drejtorin sportiv të Sevillas, Monchi, ndodhej në kryeqytetin gjerman për t'iu nënshtruar ekzaminimeve tradicionale mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën, por mosmarrëveshja për vlerat e pagave, çoi në përfundimin e negociatave pa arritur të nënshkruhet kontrata.

BEFASIA! Nuk firmoset kontrata, dështon transferimi i Iscos te Union

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll