Sport

Edukata familjare 'blaugrana'… Xavi i mëson të birit himnin e Barcelonës!

Trajneri i FC Barcelona shfaqet duke i mësuar himnin culé djalit të tij, në një histori të bërë publike në Instagram të gruas së tij.

31 Janar 2023, 20:54 Nga DOSJA

Edukata familjare 'blaugrana'… Xavi i mëson të birit

SPANJE - Në ditën e mbylljes së tregut të transferimeve, Xavi Hernández gjithashtu ka kohë për të shijuar edhe me familjen e tij. Bashkëshortja e trajnerit të culé, Nuria Cunillera, ka publikuar në Instagram një imazh shumë të butë të bashkëshortit të saj, duke i mësuar akordet e himnit të Barcelonës djalit të tyre.

E shoqëruar me fjalën “indoktrinuese” , në imazh shihen të dy duke kënduar njëzëri, edhe pse në fund i vogli preferon të marrë biçikletën dhe ta lërë himnin përgjysmë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll