Sport

Di Maria: “Dua të kthehem te Rosario Central këtë vit, ose vitin e ardhshëm”...

Di María, 34 vjeç, ka vetëm një kontratë me Juventusin deri në fund të këtij sezoni.

31 Janar 2023, 19:05 Nga DOSJA
Di Maria: “Dua të kthehem te Rosario Central këtë vit, ose

ITALI - Ángel Di María, aktualisht pjesë e Juventusit në Italia është i vendosur të rikthehet në origjinën e tij dhe është shprehur se këtë vit, ose vitin e ardhshëm, ai do të veshë sërish fanelën e Rosario Central.

“Do të doja të kthehesha në Rosario Central këtë vit ose vitin e ardhshëm. Unë e kam atë ambicie dhe ai moment do të vijë”,- ka treguar anësori në një deklaratë për TyC Sports.

Di María, gjithashtu trajtoi edhe problemet që kishte në Kupën e Botës: “Ndjeva pak siklet nga një dëmtim i vjetër. Preferova të mos luaja kundër Australisë. Kundër Holandës isha gati të luaja disa minuta, edhe me Kroacinë, por këto vendime vareshin edhe nga kundërshtari”.

Di María, 34 vjeç, ka vetëm një kontratë me Juventusin deri në fund të këtij sezoni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll