Sport

Ish-kapiteni i Tiranës prezanohet nga klubi i ri

“Qyteti është i bukur. Kam disa orë këtu dhe kam parë që qyteti është i bukur. Por më e rëndësishmja, e dua klubin.”

31 Janar 2023, 22:47 Nga DOSJA
Ish-kapiteni i Tiranës prezanohet nga klubi i ri

BOSNJE HERCEGOVINA - Marsel Ismajlgeci është lojtari më i ri i Zrinjskit të Mostarit. Futbollisti shqiptar ka firmosur deri në verën e vitit 2026 me klubin nga Bosnje dhe Hercegovina. Ish-kapiteni i Tiranës ka dhënë edhe përshtypjet e tij të para për klubin ku do të vazhdojë tanimë karrierën. Ismajlgeci u ka bërë të qartë bosnjakëve se dëshiron të kthehet në protagonist me gola dhe asiste sa më shpejt të jetë e mundur.

“Qyteti është i bukur. Kam disa orë këtu dhe kam parë që qyteti është i bukur. Por më e rëndësishmja, e dua klubin. Dua të jem pjesë e ekipit sa më shpejt të jetë e mundur. Dua të shënoj, të asistoj dhe të ndihmoj skuadrën sa më shpejt të jetë e mundur“, ka thënë Marsel Ismajlgeci.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll