Sport

Palmeiras tani pjesë e 'elitës': presidentja shpall blerjen e një avioni për klubin...

Avioni me kapacitet për 114 pasagjerë duhet të dorëzohen në 100 ditët e ardhshme...

31 Janar 2023, 18:48 Nga DOSJA

Palmeiras tani pjesë e 'elitës': presidentja shpall blerjen

BRAZIL - Presidentja e Palmeiras njoftoi në një mbledhje të klubit se kishte blerë një aeroplan për skuadrën, zbulon këtë të hënë ‘Globo Esporte’.

Avioni do të jetë në pronësi të një kompanie të presidentes Leila Pereira, por do të jetë në dispozicion të ekipit të trajnuar nga Abel Ferreira, për udhëtime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Është model Embraer E-190, me kapacitet për 114 persona dhe duhet të dorëzohet në 100 ditët e ardhshme. Kur nuk do të përdoret, avioni mund t'u jepet me qira klubeve të tjera.

Ideja për blerjen erdhi nga presidentja Pereira, e cila synon të minimizojë shpenzimet financiare të shkaktuara nga udhëtimet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll