Aktualitet

Vidhte makinat e parkuara jashtë stadiumit gjatë ndeshjeve, arrestohet shqiptari në Athinë

Policia greke bën me dije se 38-vjeçari i paidentifikuar u arrestua pasditen e datës 39 janar në Nea Philadelphia.

1 Shkurt 2023, 00:13 Nga k.m.
Vidhte makinat e parkuara jashtë stadiumit gjatë ndeshjeve, arrestohet
Foto ilustruese

GREQI- Është arrestuar një 38-vjeçar shqiptar, i cili së bashku me një bashkëpunëtor kanë thyer makinat e parkuara rreth stadiumit AEK “OPAP ARENA” gjatë ndeshjeve. Policia greke bën me dije se 38-vjeçari i paidentifikuar u arrestua pasditen e datës 39 janar në Nea Philadelphia.

Sipas medieve greke, gjatë patrullimit të oficerëve të Policisë janë pikasur dy persona të dyshimtë që vinin rrotull pranë parkingut gjatë kohës që luhej ndeshja Pas kërkimeve, dy personat në këmbë i kanë cilësuar si të dyshimtë dhe i kanë thirrur për kontroll, ndërsa personat kanë ikur. Punonjësit e policisë i kanë ndjekur dhe në një distancë të afërt kanë imobilizuar njërin prej tyre, 38-vjeçarin e paidentifikuar. 

38-vjeçari shqiptar, në përpjekje për të mos i vënë prangat, ka shtyrë policët, duke e bërë të rrëzojë njërin, por më në fund është arrestuar.

arrestohet shqiptari ne greqi greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Janar 2023, 23:11 k.m.

Digjet sërish banesa në Elbasan

Foto ilustruese ELBASAN- Një banesë u përfshi nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në Elbasan. Ngjarja ndodhi n&eum...