Sport

Gjykata i shpall ‘luftë’ dhe urdhëron UEFA-n dhe FIFA-n për Super League: “Ndalni, nuk mund të pengoni konkurrencën”...

Vendimi gjithashtu ndalon institucionet e futbollit të kërcënojnë me masë disiplinore ose sanksione ndaj klubeve, drejtorëve, njerëzve të klubeve dhe lojtarëve që marrin pjesë në përgatitjen e Super League.

31 Janar 2023, 18:19 Nga DOSJA

Gjykata i shpall ‘luftë’ dhe urdhëron UEFA-n dhe FIFA-n

SPANJE - Ndodhi ajo që nuk pritej. Kthesa e bujshme për fatin e Super League vjen nga Madrid. Gjykata Tregtare e kryeqytetit spanjol në fakt ka pranuar ankesën e ‘A22Sports’. Si e tillë Super League mund të ekzistojë dhe klubet që janë ende pjesë e saj nuk mund të sanksionohen nga UEFA dhe FIFA.

“Përndryshe, - shkruhej në vendim, - parimi i meritës që informon ligji i konkurrencës do të shkelej”. Juventus, Real Madrid dhe Barcelona janë të vetmet klube që çuan përpara projektin, në konflikt të hapur me UEFA-n.

Kështu, në thelb, është e mundur të krijohet një garë e pavarur dhe alternativë ndaj atyre të organizatës aktuale. Siç shkruajnë, tre magjistratët e gjykatës, në dokumentet në të cilat AS ka pasur akses, “FIFA dhe UEFA nuk mund të justifikojnë sjellje anti-konkurruese sikur të ishin ruajtësit e vetëm të disa vlerave europiane. Mbi të gjitha nëse kjo do të shërbejë si një justifikim për të mbështetur një monopol nga i cili përjashtohet ose pengohet nisma e asaj që aspiron të jetë konkurrenti i saj, Super League”.

Gjykata i shpall ‘luftë’ dhe urdhëron UEFA-n dhe FIFA-n

Prandaj, vendimi urdhëron FIFA-n dhe UEFA-n të përmbahen nga miratimi i çdo mase apo veprimi. Apo edhe nga nxjerrja e ndonjë deklarate (…) që pengon drejtpërdrejt ose tërthorazi, përgatitjen ose zhvillimin e këtij turneu. Vendimi gjithashtu ndalon institucionet e futbollit të shpallin, ose kërcënojnë me masa disiplinore ose sanksione klubet, drejtorët dhe njerëzit të klubeve dhe/ose lojtarët që marrin pjesë në përgatitjen e Super League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll