Politike

Çështja "McGonigal"/ Bardhi: Rama të japë llogari para Kuvendit. Pse hesht Basha? Nuk kam diskutuar me të

Ndërsa për heshtjen e ish-kryedemokratit Lulzim Basha tha se nuk e ka komentuar strategjinë e tij të politik-bërjes. 

31 Janar 2023, 21:58 Nga k.m.
Çështja "McGonigal"/ Bardhi: Rama të japë
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar interpelancën që do të mbahet të enjten me kryeministrin Edi Rama për çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Now", Bardhi tha se mungesa e deputetëve të tjerë të opozitës është një vendim arbitrar i maxhorancës. Ndërsa për heshtjen e ish-kryedemokratit Lulzim Basha tha se nuk e ka komentuar strategjinë e tij të politik-bërjes. 

PJESË NGA BISEDA: 

Bardhi: Të enjtën e shkuar me Berishën ishim në unison për prezencën e kryeministrit në seacnë për të diskutuar këtë aferë. Maxhoranca me urdhër politik të Edi Ramës votuan kundër. Nuk e mohojnë dot kërkesën për interplancë sepse e kemi kërkuar të hënën. Përjashtimi i kolegëve, është veprim arbitrar. Ç'presim nga interpelancë? Nuk kemi asnjë mundësi që të ndalojmë kryeministrin që të dalë dhe të flasë. Kërkesa është në kuadër të llogaridhënies para parlamentit.

Ish-kreu i PD nuk ka folur për këtë çështje, ju duket e çuditshme?

Bardhi: Unë nuk jam për të interpretuar strategjitë e kolegëve të mi. Ndoshta Basha ka zgjedhur që të flasë vendimi e ndoshta ka gjykuar që të fliste, do kishte shumë për të thënë. Ka bërë këtë zgjedhje. Nuk kam diskutuar me të se përse nuk ka reaguar. Nuk shohim asnjë prapaskenë pas kësaj strategjie.

 

gazment bardhi

Sondazh

Poll