Politike

Çështja e ish-agjentit të FBI/ Berisha: Basha e mbylli gojën për 7 ditë, s'guxoi ta përmendte Ramën pa leje më Gonigal

Berisha u shpreh se Basha nuk pati guximin që të fliste dhe komentonte çështjen për 7 ditë.

31 Janar 2023, 19:38 Nga A.B
Çështja e ish-agjentit të FBI/ Berisha: Basha e mbylli
Sali Berisha

TIRANË- Komenti i deputetit Lulzim Basha për çështjen 'McGonigal' nuk u la pa koment nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së, Berisha u shpreh se Basha nuk pati guximin që të fliste dhe komentonte çështjen për 7 ditë. Ai shtoi, se Basha as nuk guxoi që në postimin e shkurtër që bëri në 'Twitter' të përmendte emrin e kryeministrit Edi Rama e as atij të Mcgonigal. 

'A e dini se McGonigal ka takuar prokurorë këtu, vetorë, veting, ka takuar gjykatës, ka hyrë e ka dalë i plotëfuqishëm. Këto nuk ekzistojnë për skapin e partisë. Edi Rama pas sqarimit se e kam pasur ndërmend anglisht dhe jo shqip fjalën mik, e mbylli gojën, u zhduk 5 ditë. E mbylli gojën për 7 ditë Lulzim Basha, në vend që të thoshte ja, viktima e një komploti, jo nuk çel gojën dhe bëri një shënim dje, 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë Edi Ramën, pa leje me McGonigal, nuk ekzistonin për ta.'-tha Berisha.

sali berisha edi rama kryesia e pd 31 janar 2023

Sondazh

Poll