Politike

Berisha: Rama përdori McGonigal për të ndihmuar miqtë e tij "non grata" Vangjush Dakon dhe Tom Doshin

Sali Berisha ka folur për dosjen e Charles McGonigal.

31 Janar 2023, 19:37 Nga k.m.
Berisha: Rama përdori McGonigal për të ndihmuar miqtë e tij
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, tha se kryeministri Edi Rama "kontraktoi" Charles McGonigal për të ndihmuar miqtë e tij të shpallur "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në fjalën e tij, Berisha tha se Rama kërkoi ndihmë për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon dhe ish-deputetin Tom Doshi. 

"McGonigal është në hetim të gjithanshëm në SHBA, i përket autoritetet amerikane për të zbuluar lidhjet me Deripaskën dhe të tjerë. Por lidhjet me Edi Ramën janë më të turpshme. Mark Rossini bënte akuza kundër meje, McGonigal nuk është me duar jashtë por ajo që është publikuar, është se me 4 janar të 2018, ish-oficeri i sigurimit të shtetit Agron Neza i dha informacione për kompaninë lobiste të PD. Pra del e qartë se fuqia e institucionit më të fuqishëm të fushës në SHBA u përdor për qëllime private nga Edi Rama duke korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI. McGonigal u përdor gjithashtu edhe për afera korruptive të tjera; për licensa, ai u shpërblye me qindra dhe miliona euro. Ai u angazhua nga Edi Rama për të ndihmuar miqtë e tij të ngushtë, Vangjush Dakon, Tom Doshin të shpallur non grata nga DASH. Dëshmoj se mafia në pushtet, përbën pushtetin më të rrezikshëm, mafia në pushtet përbën një pushtet të rrezikshëm edhe për SHBA.Mafia e Tiranës në pushtet është rrezik madhor jo vetëm për shqiptarët por edhe për SHBA. Ju garantoj McGonigal-ër, në nivele të tjera, ka edhe të tjerë në Europë dhe në SHBA. E se fenomeni nuk është i izoluar, nuk është as në qëllimin poltik. Nuk është përpjekur vetëm ai për shkatërrimin e PD dhe opozitës, forcës politike më pro-perëndimore. Por për shkatërrimin e saj janë angazhuar haptaz me të gjithë amoralitetin, me të gjithë aprincipialitetin edhe të tjerë. E për të njëjtat motive korruptive. Mafia në pushtet e Tiranës është pushteti më i rrezikshëm, nuk njeh asnjë parim, asnjë normë, asnjë moral. Kam denoncuar kudo se kjo mafia përdor të gjitha normat e korrupsionit. Korrupsionin monetar, politik dhe erotik, e çdo formë tjetër. Ky është laboratori ku eksperimentohen të gjitha format e korruptimit. I them këto sepse rasti McGonigal ndriçon shqiptrarët për të zbuluar korruptimet rreth tyre,"-tha Berisha. 

Dje, gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë me dije se biznesmeni/politikani që takoi dhe kërkoi ndihmë nga Mcgonigal për të hetuar tentativën e pretenduar për atentat ndaj tij, ishte Tom Doshi. Disa vitë më parë, Tom Doshi akuzonte asokohe kryeparlamentarin Ilir Meta se kishte kontraktuar Durim Bamin për të ekzekutar atë dhe deputetin e Partisë Demokratike, Mhill Fufin. 

sali berisha kryesia e pd 31 janar 2023

Sondazh

Poll