Politike

Dosja "McGonigal"/ Berisha: Duhet të ngrihemi në protesta kundër Edi Ramës (Por ende nuk ka një datë)

Sali Berisha tha se demokratët duhet të bëjnë gjithçka për mobilizimin e shqiptarëe, në mënyrë që të largohet Edi Rama nga pushtetit.

31 Janar 2023, 19:58 Nga k.m.
Dosja "McGonigal"/ Berisha: Duhet të ngrihemi në protesta
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike ende nuk ka një datë për protestat që ka paralajmëruar kundër kryeministrit Edi Rama. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së, Berisha tha se demokratët duhet të bëjnë gjithçka për mobilizimin e shqiptarëe, në mënyrë që të largohet Edi Rama nga pushtetit. Por nuk ka bërë me dije asnjë detaje se kur do të ndodhë tubimi i parë.

"Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga pushteti. Nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet me një njeri që jo vetëm shkelmon mbi liritë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Me një njeri që vjedh çdo ditë fondet dhe pasuritë e tyre, me një njeri që arrin në përmasa makbethiane të rekrutojë për qëllime të karriges për të shkatërruar opozitën një nga njerëzit më të rëndësishëm të kësaj toke në fushën e sigurisë. I përshëndës shqiptarët kanë realizuar thellë se çfarë meriton çdo epitet por nuk po prish gojën se çfarë njeriu kanë për shef ekzekutivi, çfarë turpi. Se çfarë është i aftë të bëjë. Këto janë vetëm ato që kanë dalë në sipërfaqe por afera është shumë më e zezë, do të hetohet gjeri në fund. Ne jemi politikanë, ne nuk merremi ku dhe çfarë firmosi, jo. Ne jemi politikanë, por nuk mund të mos themi se Edi Rama gjatë këtyre 2 viteve agresioni të Rusisë dhe Ukrainës, është sjellë si agjent dhe influent. Deklaratat e tij në Samite të NATO-s, në KiE e kudo se është gabim t'i kërkosh Vuçiçit të zbatojë sanksionet kundër Rusisë. I bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të ngrihemi në protesta të fuqishme,"-tha Berisha.

sali berisha kryesia e pd 31 janar 2023

Sondazh

Poll