Politike

Ç'ndodhi tek takimi në selinë blu? Meta: Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me PD në bazë, Rama nuk na përçan dot

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se bashkëpunimi në bazë është i shkëlqyer me Partinë Demokratike.

31 Janar 2023, 21:18 Nga k.m.
Ç'ndodhi tek takimi në selinë blu? Meta: Kemi
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar prapaskenat e takimit me kryedemokratin Sali Berisha, në selisë blu. I ftuar në Debat nga Alba Alishani, Meta u shpreh se bashkëpunimi në bazë është i shkëlqyer me Partinë Demokratike. E po ashtu, tha se i konsideron si të tijtë të gjithë kandidatët e opozitës, nga Tropoja në Sarandë.

Lufta kundër kapjes së shtetit, lufta kundër korrupsionit dhe lufta për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, na bashkon me Berishën dhe Partinë Demokratike, opozitarët dhe qytetarët e ndershëm. Çështjet e tjera janë pa rëndësi. Raporti ynë në këto çështje është shumë solid. Unë besoj që të gjithë ata që janë në opozitë me këtë regjim dhe të gjithë ata që duan ndryshimin, përfshirë edhe socialistët e ndershëm, është një frymë shumë pozitive e bashkëpunimit dhe është detyra jonë të përçojmë frymën e bashkëpunimit që të rikthehet llogaridhënia dhe demokracia. Pa asnjë diskutim, ka një frymë shumë pozitive sa i takon bashkëpunimit dhe kjo do të vijë në rritje pavarësisht përpjekjeve të Ramës.

Ne i konsiderojmë kandidatët tanë të Partisë së Lirisë të gjithë kandidatët nga Tropoja deri në Sarandë. Në totalin e tyre janë vetëm 4 kandidatë nga Partia e Lirisë, të cilët janë përzgjedhur sipas procesit të primareve. Por ne konsiderojmë kandidatët tanë si Partie e Lirisë që nga Tropoja e Shkodra, deri në Gjirokastër e Sarandë,”- tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll